BALLKANI

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Veliaj

Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgim, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë sot në apel u zhvillua seanca e radhës për çështjen ndaj tij

Fatjon Cuka  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Veliaj

Tiranë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJPAKKO) ka shtyrë sërish për nesër seancën për çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Anadolu.

Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgim, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë sot në apel u zhvillua seanca e radhës për çështjen ndaj tij.

Në një njoftim për mediat GJPAKKO-ja konfirmoi se seanca në të cilën do të shpallet vendimi është shtyrë për nesër, 13 mars.

Seanca e sotme në apel ka zgjatur disa orë, ku Veliaj ka paraqitur pretendimet e tij para gjykatës.

Veliaj kundërshton masën arrest në burg që u la në fuqi më 13 shkurt nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

- Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın