BALLKANI

Shqipëria zgjidhet anëtare e KS-OKB-së për periudhën 2022-2023

Shqipëria është mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, ndërsa në votim morën pjesë 190 vende

Fatjon Cuka  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 12.06.2021
Shqipëria zgjidhet anëtare e KS-OKB-së për periudhën 2022-2023

Tiranë

Shqipëria është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2022-2023, raporton Anadolu Agency (AA).

E pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë votimit ishte edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila votoi në emër të Shqipërisë.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shqipëria është mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, ndërsa në votim morën pjesë 190 vende.

Grupi i vendeve të Evropës Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sipas autoriteteve shqiptare, ka pranuar që Shqipëria të ishte kandidaturë e vetme e këtij rajoni si anëtare jo e përhershme e KS-OKB-së për periudhën 2022 – 2023, duke arritur që edhe të zgjidhet.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka gjatë takimeve në New York ka theksuar se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, të drejtat e njeriut, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndryshimet e klimës dhe ndikimi negativ në çështjet e sigurisë, si dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit, do jenë prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın