Shqipëria shpreh solidaritet me Turqinë për tërmetin më 10 gusht
"Shqipëria qëndron e bashkuar me popullin e Turqisë pas tërmetit tragjik që goditi Balıkesirin më 10 gusht", thuhet në mesazhin e ministrisë.

Tiranë
Shqipëria ka shprehur solidaritet me Turqinë pas tërmetin 6.1 ballë që goditi këtë vend më 10 gusht, transmeton Anadolu.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, publikoi në llogarinë e saj në median sociale një mesazh lidhur me tërmetin që goditi Turqinë në të cilin shpreh solidaritet dhe uron shërimin e shpejtë të plagosurve nga tërmeti.
"Shqipëria qëndron e bashkuar me popullin e Turqisë pas tërmetit tragjik që goditi Balıkesirin më 10 gusht", thuhet në mesazhin e ministrisë.
Gjithashtu në mesazhin e saj ministria thekson: "Ne vajtojmë humbjen e jetëve, shprehim solidaritetin tonë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa i shprehim mbështetjen tonë të palëkundur popullit turk gjatë kësaj kohe të vështirë".
Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë me një thellësi prej 11 kilometrash.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur. Ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Njëzet e nëntë të tjerë u lënduan dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.