BALLKANI

Shqipëri, vazhdojnë protestat antiqeveritare

Protesta e emërtuar “Foltore" është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, sipas PD-së, kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë

Fatjon Cuka  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 06.01.2026
Shqipëri, vazhdojnë protestat antiqeveritare Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri opozita vazhdon protestat antiqeveritare, ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës, e thirrur nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), raporton Anadolu.

Protesta e emërtuar “Foltore" është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, sipas PD-së, kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestë tha se nuk ka sovranitet vendi në të cilin sipas tij "zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale".

"Ky është një vit i madh për ne. Ky është viti në të cilin do triumfojmë. Populli opozitar do triumfojë", tha Berisha.

Berisha theksoi ndër të tjera se beteja e tyre "ndalet vetëm me fitoren e opozitës".

Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të PD-së dhe mbështetës të opozitës.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan edhe forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë nuk u shënuan tensione.

Në Shqipëri, PD-ja dhe parti të tjera opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave antiqeveritare edhe në javët në vazhdim.

Sipas PD-së, opozitës i është mohuar në muajit e fundit fjala në parlament dhe sipas saj protestat mbahen edhe kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın