BALLKANI

Shqipëri, vatra zjarri në disa qarqe

Vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit gjatë 24 orëve të fundit dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes vatrat e zjarrit janë neutralizuar të gjitha

Fatjon Cuka  | 30.06.2025 - Përdıtësım : 30.06.2025
Shqipëri, vatra zjarri në disa qarqe

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, sipas autoriteteve, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se vatrat e zjarrit janë neutralizuar të gjitha, "pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren".

"Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, në Bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje.

Më tej thuhet se në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale.

Gjithashtu, nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë u angazhuan disa automjete zjarrfikëse me 14 efektivë dhe 1 helikopter cougar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarret në pyje, sot dhe nesër pritet nivel rreziku "i lartë" në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik "i moderuar".

Në ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat në orët në vazhdim pritet të arrijnë deri në 39 gradë celsius.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın