BALLKANI

Shqipëri, shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Meta

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmoi se seanca është shtyrë dhe seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor

Fatjon Cuka  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Shqipëri, shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Meta

Tiranë

Seanca gjyqësore e planifikuar të zhvillohej sot për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është shtyrë sërish, raporton Anadolu.

Në seancën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ishte planifikuar të vendosej nëse çështja ndaj Metës do të kalojë apo jo në gjykim.

GJKKO-ja konfirmoi për Anadolu se seanca është shtyrë dhe seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor.

Sipas gjykatës, "shkak për shtyrjen u bë mosparaqitja e mbrojtësit të zgjedhur të të pandehurës Monika Kryemadhi", ish-bashkëshortja e Metës.

Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi apo për masë tjetër sigurie.

- Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për kontrata lobimi në SHBA" dhe aktualisht është në paraburgim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın