Shqipëri, shkollat e Fondacionit Turk Maarif organizojnë maratonë për fillimin e vitit të ri shkollor
Pjesë e maratonës ishin nxënës të shkollave të Fondacionit Maarif në Shqipëri, ndërkohë u organizua në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, me qëllim që të motivojë të rinjtë për një fillim të mbarë të vitit shkollor

Tiranë
Shkollat e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri kanë organizuar maratonën "Rikthim në shkollë", me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor që u hap disa ditë më parë, raporton Anadolu.
Pjesë e maratonës prej 3 kilometrash ishin nxënës të shkollave të Fondacionit Maarif në Shqipëri, ndërkohë u organizua në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, me qëllim që të motivojë të rinjtë për një fillim të mbarë të vitit shkollor.
I pranishëm gjatë aktivitetit ishte edhe Ambasadorit turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili gjatë fjalës së tij uroi nxënësit dhe stafin e institucioneve arsimore të fondacionit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ambasadori Atay e konsideroi maratonën në fjalë si një ide shumë të mirë për të filluar vitin shkollor 2025-2026.
"Sot ishte një ditë e ngrohtë, një ditë e bukur në Tiranë, e shkëlqyer dhe në këtë temperaturë keni guximin të vraponi rreth liqenit artificial dhe të përfundoni ngjarjen tuaj sot. Si ambasador, jam i privilegjuar që jam pjesë e kësaj dhe mendoj se kjo është bërë tashmë një traditë", tha ambasadori turk.
Atay shtoi se familja Maarif po rritet çdo vit, duke shtuar se maratona ndihmon imazhin e shkollave Maarif të bëhet gjithnjë e më i dukshëm në opinionin publik të Shqipërisë.
Të pranishëm ishin edhe drejtori i Zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri, mësues të Shkollave Maarif në Shqipëri dhe të ftuar të tjerë, ndërkohë u ndanë edhe disa çmime.
Sipas organizatorëve, qëllimi i maratonës është për të ndërtuar punë ekipore, motivim dhe për të filluar vitin e ri shkollor me objektiva të qarta. Viti i ri shkollor në Shqipëri filloi më 8 shtator në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, përfshirë edhe në shkollat e Fondacionit Turk Maarif.
Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar në Shqipëri, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.