BALLKANI

Shqipëri, prezantohet fushata që synon parandalimin e krimit të të rinjve

Fushata është një nismë e përbashkët e OSBE-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve të Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 24.02.2026 - Përdıtësım : 24.02.2026
Shqipëri, prezantohet fushata që synon parandalimin e krimit të të rinjve Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri është prezantuar fushata në rrjetet sociale me temë “S’ka shkurt”, që synon parandalimin e krimit të të rinjve, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, të institucioneve të tjera, të OSBE-së dhe të organizatave të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Besfort Lamallari, e cilësoi parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë si prioritet të politikave publike të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas tij, investimi më i madh që mund të bëhet është mbrojtja e të rinjve nga rrugët e gabuara dhe ofrimi i alternativave reale për zhvillim.

"Rruga e shkurtër është e destinuar të mbarojë shpejt. Gjithmonë investimi më i mirë është tek të rinjtë. Me gjithë sfidat që ne përballemi si çdo shoqëri që synon të zhvillohet më tej pa dyshim që shumatorja e çdo individi është emancipimi i kësaj shoqërie, është progresi real që bën kjo shoqëri si në kuptimin social dhe ekonomik", tha Lamallari.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në fjalën e tij theksoi se kjo fushatë pasqyron angazhimin e përbashkët për të mbrojtur të rinjtë, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të investuar në të ardhmen e tyre

"Ky aktivitet vjen në një moment shumë të përshtatshëm. OSBE-ja është krenare që bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për t’iu përgjigjur kësaj sfide përmes fushatës ‘S’ka shkurt’", tha Tarran.

Fushata është një nismë e përbashkët e OSBE-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın