Shqipëri, pensionistët në protestë për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e shërbimeve
Me pankartat me mbishkrime "Pensione dinjitoze", "Kosto e jetesës rritet, dinjiteti bie", "miratoni minimumin jetik", "Ulni kostot e jetesës" dhe të tjera, pensionistët kanë kërkuar të respektohen të drejtat e tyre
Tiranë
Dhjetëra pensionistë kanë protestuar sot në Tiranë, sipas tyre, me kërkesat për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e shërbimeve të institucioneve ndaj tyre, raporton Anadolu.
Protesta është organizuar para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që mbahej seanca parlamentare.
Me pankartat me mbishkrime "Pensione dinjitoze", "Kosto e jetesës rritet, dinjiteti bie", "Miratoni minimumin jetik", "Ulni kostot e jetesës" dhe të tjera, pensionistët kanë kërkuar të respektohen të drejtat e tyre.
Protesta është mbështetur edhe nga qytetarë, minatorë dhe ish-minatorë.
Një grup minatorësh gjithashtu kanë protestuar për të kërkuar miratimin e një statusi të tyre me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në vitin e fundit, pensionistët në Shqipëri kanë organizuar disa protesta, me kërkesat për rritjen e pensioneve të kategorive të ndryshme dhe përmirësimin e shërbimeve të sociale ndaj tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
