BALLKANI

Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore"

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë që e radhës është mbajtur sot, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë

Fatjon Cuka  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore" Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), vazhdon protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë që e radhës është mbajtur sot, raporton Anadolu.

Me protestën e cila vazhdon prej disa muajsh me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu kërkohet edhe dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike". Sipas opozitës, Balluku duhet "t'i dorëzohet drejtësisë", pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën e pezullimit ndaj saj.

Gjatë fjalës në protestë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se janë në "kryengritje paqësore".

"Mblidheni këtu në emër të idealeve të lirisë. Mblidheni këtu në emër të dinjitetit njerëzor, por edhe të dinjitetit kombëtar", tha Berisha, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në protestë.

Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe me tensione.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın