Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore"
Protesta është organizuar nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare
Tiranë
Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë që e radhës është mbajtur sot, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, raporton Anadolu.
Protesta është organizuar nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare.
Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në protestën e përjavshme para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në protestë, u shpreh se ata përfaqësojnë "zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare".
"Kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar. Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë. Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju", tha Berisha.
Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë që nuk u shënuan tensione.
Në Shpipëri prej disa muajsh vazhdojnë protestat antiqeveritare, ku kërkohet edhe dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Balluku është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".
Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
