BALLKANI

Shqipëri, moti i keq shkakton probleme në disa zona

Reshjet e dendura të shiut në disa zona të Shqipërisë kanë shkaktuar përmbytje, dëmtime të akseve rrugore dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Fatjon Cuka  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Shqipëri, moti i keq shkakton probleme në disa zona Foto: Autoriteti Rrugor Shqiptar

Tiranë

Në Shqipëri edhe gjatë orëve të fundit ka vazhduar moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, ndërkohë në disa zona ka pasur përmbytje, dëmtime të akseve rrugore dhe ndërprerje të energjisë elektrike, transmeton Anadolu.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se kanë vijuar dhe vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se vazhdon puna për normalizimin e situatës në disa fshatra të Bashkisë Kurbin, ku gjatë ditës së djeshme u përmbytën disa banesa dhe tokë bujqësore.

Sipas ministrisë, në disa zona të tjera që u përfshinë nga moti i keq situata është normalizuar ose drejt normalizimit.

Në një njoftim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thuhet se reshjet e dendura gjatë natës kanë shkaktuar prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore.

Në një njoftim të djeshëm nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë thuhej se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın