BALLKANI

Shqipëri, mbahet takimi i Komisionit për Politikat Sociale dhe Humanitare të PABSEC-ut

Takimi është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), me fokus "diplomacinë kulturore si një dimension thelbësor i bashkëpunimit ndërparlamentar"

Fatjon Cuka  | 04.03.2026 - Përdıtësım : 04.03.2026
Shqipëri, mbahet takimi i Komisionit për Politikat Sociale dhe Humanitare të PABSEC-ut Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Në Shqipëri është mbajtur takimi i 66-të i Komisionit për Politikat Sociale dhe Humanitare të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), transmeton Anadolu.

Takimi është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me PABSEC-un, me fokus "diplomacinë kulturore si një dimension thelbësor i bashkëpunimit ndërparlamentar".

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se në hapje të punimeve përshëndeti nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Klodiana Spahiu, e cila theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore si urë bashkëpunimi dhe dialogu në Rajonin e Detit të Zi, si dhe "angazhimin e Shqipërisë për promovimin e vlerave demokratike dhe integrimin evropian".

"Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme (e Shqipërisë), Miriam Shyti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimin e Shqipërisë për avancimin e procesit të integrimit në BE. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC-ut, Asaf Hajiyev, falënderoi Kuvendin e Shqipërisë për mikpritjen dhe theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare", thuhet në njoftim.

Gjatë mbledhjes theksohet se u miratua projektraporti me temë “Diplomacia kulturore për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në Rajonin e Detit të Zi”.

Gjithashtu konfirmohet se në përfundim të takimit u vendos që takimi i 67-të i komisionit të zhvillohet në shtator 2026 në Armeni.

Në kuadër të këtij takimi, sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev, zhvilloi takime të ndara me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın