BALLKANI

Shqipëri, mbahet konferenca mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë

Në hapje të konferencës mbajti një fjalë përshëndetëse ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se aktiviteti i sotëm shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe bashkërendimi institucional

Fatjon Cuka  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Shqipëri, mbahet konferenca mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë

Tiranë

Në Tiranë është mbajtur konferenca me temë "Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e integrimit evropian", raporton Anadolu.

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtues të disa institucioneve, si Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), institucioneve të tjera të fushës së drejtësisë në Shqipëri dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri.

Në hapje të konferencës mbajti një fjalë përshëndetëse ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se aktiviteti i sotëm shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe bashkërendimi institucional.

Manja theksoi se ky takim vjen në një moment kulmor për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Strategjia ndërsektoriale përfaqëson një angazhim të qartë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm, në përputhje me standardet dhe me angazhimet tona me BE-në. Avancimi i procesit të integrimit, nën drejtimin dhe koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka konfirmuar vullnetin politik të Shqipërisë për të thelluar reformat në drejtësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e Bashkimit Evropian", tha ai.

Aktiviteti është organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030 është një dokument i hartuar nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë dhe sipas autoriteteve shqiptare do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin dhe zbatimin e reformave në sektorin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın