BALLKANI

Shqipëri, mbahet forumi i nismës EUSAIR

Forumi i 7-të treditor i nismës EUSAIR organizohet nga Presidenca Shqiptare e EUSAIR në bashkëpunim me Komisionin Evropian

Fatjon Cuka  | 16.05.2022 - Përdıtësım : 17.05.2022
Shqipëri, mbahet forumi i nismës EUSAIR Foto: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në Tiranë po mbahet forumi i diskutimit i nismës rajonale Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), raporton Anadolu Agency (AA).

Forumi i 7-të treditor i nismës EUSAIR organizohet nga Presidenca Shqiptare e EUSAIR në bashkëpunim me Komisionin Evropian.

Nën moton e Presidencës shqiptare të nismës (qershor 2021-maj 2022) "BE - Rinia - shkëmbimi kulturor - Rajoni Adriatiko - Jonian", në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, mbajti një fjalim në hapje të forumit, e cila theksoi se kryesimi i presidencës së nismës nga Shqipëria është i suksesshëm dhe produktiv.

Sipas saj, me kryesimin e nismës, Shqipëria përmbushi detyrimet dhe pritshmëritë.

"Prioriteti ynë 'Rinia', mori vëmendjen e merituar. Diskutuam rishikimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së EUSAIR. I urojmë mirëseardhjen anëtarit më të ri të EUSAIR, San Marinos", theksoi Fino.

Ndërkohë, fokus të veçantë gjatë diskutimeve do të ketë edhe angazhimi i të rinjve dhe gjithëpërfshirja në rajonin Adriatiko-Jonian, që ishte edhe një nga prioritet kryesore të Presidencës Shqiptare të EUSAIR.

Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) është një strategji rajonale e hartuar nga Komisioni Evropian. Objektivi i EUSAIR është të promovojë rritjen ekonomike dhe sociale në rajon, duke përmirësuar konkurrencën dhe ndërlidhjen e tij.

Vendet pjesëmarrëse të EUSAIR janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Sllovenia.

Pjesë e forumit janë zyrtarë të ndryshëm nga vendet pjesëmarrëse të nismës dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, ndërkohë Shqipëria do t'ia kalojë Bosnjë dhe Hercegovinës presidencën e EUSAIR.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın