BALLKANI

Shqipëri, mbahet aktivitet për promovimin e arteve ebru dhe kat’ı

Artistet pedagoge Songül Ergün dhe Gülseren Toy nga Universiteti i Sakaryas, dhe Esma Nur Ağca artiste pranë Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, realizuan punime në artet në fjalë, si dhe shpjeguan teknikat e këtyre arteve.

Fatjon Cuka  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 30.10.2025
Shqipëri, mbahet aktivitet për promovimin e arteve ebru dhe kat’ı Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Instituti "Yunus Emre"-Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Shqipërisë, ka organizuar aktivitetin me temë “Promovimi dhe demonstrimi i arteve ebru dhe kat’ı”, raporton Anadolu.

Në ambientet e Universitetit të Arteve, me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve, artistet pedagoge Songül Ergün dhe Gülseren Toy nga Universiteti i Sakaryas, dhe Esma Nur Ağca artiste pranë Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, realizuan punime në artet në fjalë, si dhe shpjeguan teknikat e këtyre arteve.

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, gjatë fjalës në aktivitet u shpreh se si institucion, zhvillojnë aktivitete në mbi 90 vende të botës.

Ai tha se me rastin e 102-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, artistet dhe pedagoget kanë ardhur në Shqipëri, ku sot performojnë në Tiranë dhe nesër në Shkodër.

"Qëllimi kryesor i punës sonë është promovimi dhe mësimi i gjuhës turke në botë. Gjithashtu, krahas kësaj, objektiv i aktivitetit tonë është promovimi dhe prezantimi i kulturës dhe artit turk nëpërmjet organizimeve, koncerteve, ekspozitave dhe punëtorive", tha Sakoğlu.

Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, u shpreh se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të aktiviteteve që organizojnë së bashku me Institutin “Yunus Emre”.

"Nuk është i pari dhe absolutisht jo i fundit. Të dy palët kemi ecur me shumë dashuri për të sjellë jo vetëm artistë, por edhe aktivitete të ndryshme artistike, kulturore të fushës së arteve pamore, por edhe të muzikës. Më pas do të fillojmë ta shtrojmë këtë rrugë edhe në artet skenike", tha Bakalli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın