BALLKANI

Shqipëri, mbahen takime mes bizneseve turke dhe shqiptare në disa sektorë

Aktiviteti është organizuar me fokus mundësitë për të krijuar partneritete të reja, për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar dhe për të njohur produkte e zgjidhje inovative nga kompanitë turke

Fatjon Cuka  | 03.02.2026 - Përdıtësım : 03.02.2026
Shqipëri, mbahen takime mes bizneseve turke dhe shqiptare në disa sektorë

Tiranë

Në Tiranë janë mbajtur takime (B2B) mes bizneseve turke dhe shqiptare me fokus sektorët e ndërtimit, industrisë hardware dhe sektorëve të tjerë, raporton Anadolu.

Aktiviteti është organizuar me fokus mundësitë për të krijuar partneritete të reja, për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar dhe për të njohur produkte e zgjidhje inovative nga kompanitë turke.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, në fjalën e tij u shpreh se biznesmenët turq në Shqipëri duhet të shikohen si mbështetës dhe investitorë për të rimëkëmbur Shqipërinë në fushën e ndërtimit.

"Dua t'u jap një mesazh të gjithë partnerëve të botës së biznesit, që të jenë në kontakt sa më shumë me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), gjithashtu si ambasadë dhe ATTSO do të jemi gjithmonë këtu për t'ju përkrahur", tha Atay.

Anëtari i bordit të Unionit të Eksportuesve të Hekurit dhe Metaleve Jo-Hekuror të Stambollit (IDDMIB), Durmus Burak Ozelci, në fjalën e tij tha se po marrin pjesë në takime me 13 kompani. Ai shtoi se nëse flasin për biznesin në Turqi kanë arritur shifra shumë të larta dhe sipas tij kjo tregon pozicionin e tyre shumë strategjik me fqinjët në biznes.

"Sa i përket sektorit të ndërtimit në Shqipëri kemi pasur bashkëpunime shumë më të mëdha dhe një pjesë shumë e madhe është bërë falë bashkëpunimit që kemi patur si IDDMIB. Këtu nuk flasim vetëm për biznes, por edhe për afërsi midis dy vendeve", tha ai.

- "Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie tregtare që zhvillohen dhe forcohen çdo vit"

Albana Laknori, sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), u shpreh se këtë vizitë e shohin jo vetëm si një takim miqësor, por sipas saj si një mundësi e çmuar për të ndërtuar ura konkrete të bashkëpunimit ekonomik.

"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, sepse Turqia për Shqipërinë është ndër partnerët strategjik më të rëndësishëm", tha ajo.

Kryetar i bordit drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), Kenan Sevinç, tha se sot nuk janë mbledhur vetëm për të zhvilluar takime B2B, por sipas tij për të çuar në një nivel më të lartë zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik midis Turqisë dhe Shqipërisë.

"Turqia dhe Shqipëria kanë një histori të thellë, lidhje të forta kulturore dhe marrëdhënie tregtare që zhvillohen dhe forcohen çdo vit", tha Sevinç.

Kryetari i MÜSIAD Albania, Muhammet Isler, u shpreh se marrëdhënia që do të krijohet sot do të ketë një strategji më të fuqishme për të ardhmen. "Përpos shifrave, marrëdhënia që Turqia ka me Shqipërinë është miqësore dhe vëllazërore", theksoi Isler.

Aktiviteti u organizua nën bashkëpunimin e disa organizatave të biznesit nga Turqia dhe Shqipëria dhe me mbështetjen edhe të institucioneve turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın