BALLKANI

Shqipëri, hapet panairi mbi industrinë automotive

Panairi i kushtohet sektorit të automobilizmit, transportit dhe teknologjive të fundit mbi këtë sektor, ndërsa marrin pjesë institucione dhe kompani të ndryshme

Fatjon Cuka  | 27.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Shqipëri, hapet panairi mbi industrinë automotive Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri është hapur panairi i industrisë automotive “Automotive Fair Albania”, raporton Anadolu.

Panairi i kushtohet sektorit të automobilizmit, transportit dhe teknologjive të fundit mbi këtë sektor, ndërsa marrin pjesë institucione dhe kompani të ndryshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit në Sheshin “Nënë Tereza" në Tiranë u shpreh se industria automotive në Shqipëri pret që të hapet industria prodhuese dhe e montimit të automobilave.

"Me firma shqiptare, inxhinierë shqiptarë, krijues shqiptarë dhe disenjatorë shqiptarë do të krijojmë shumë shpejt mjete shqiptare dhe do të kemi mundësi të përballojmë edhe disa prej kërkesave shumë të rëndësishme që do të kemi në nivelin e transportit publik dhe të linjave ndërqytetëse", tha Gonxhja.

Panairi që do të mbahet në datat 27-30 mars organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë dhe me mbështetjen e disa ministrive të Shqipërisë.

Pjesë e panairit janë edhe mjetet historike "Retro", që posedohen nga koleksionistë të automjeteve të vjetra historike.

Gjatë panairit, automjetet e markave të ndryshme, pjesët automjeteve si dhe aksesorët e ndryshëm do të ekspozohen për disa ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın