Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, hapet Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve

Pjesë e festivalit do të jenë shkrimtarë dhe përkthyes nga Shqipëria dhe shtete të tjera, të cilët do të marrin pjesë në takime me lexues, panele diskutimi dhe aktivitete të tjera

Fatjon Cuka  | 04.10.2023 - Përdıtësım : 05.10.2023
Shqipëri, hapet Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri është hapur Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve "Tirana Gate 2023”, duke mbledhur së bashku shkrimtarë nga disa vende, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, të shtëpive botuese, shkrimtarë, studentë dhe studiues të fushave të ndryshme.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së festivalit u shpreh se festivali është një manifestim kulturor edhe i gjithë autorëve të ardhur nga pjesë të ndryshme të Evropës.

"Tanimë Tirana ka moshën e rinisë. Vjet Tirana ishte kryeqyteti evropian i rinisë, këtë vit është kryeqyteti i sportit. Është ky muaj kaq me vlerë, kaq i paqtë dhe kaq special për të gjithë ne, por veçanërisht edhe për të rinjtë. Më kënaq shumë fakti që gjithmonë e më tepër të rinjtë përfshihen në botën e librit sepse realisht është një pasuri jo vetëm për ta, por është një pasuri që ato i japin shoqërisë, qoftë nëpërmjet krijimtarisë së tyre, por dhe qoftë dhe ndërmjet leximit të autorëve", tha Seferi.

Ai theksoi se institucionet mundohen edhe në bashkërendim me shkollat, drejtoritë arsimore, por qoftë edhe me aktorë të tjerë të librit, për krijimin e kushteve për rininë që t’u drejtohet librave.

"Është një moment shumë i rëndësishëm hapja e të gjitha bibliotekave pranë njësive të ndryshme të Tiranës, pikërisht për t’u vënë në shfrytëzim nga të rinjtë, për të qenë sa më pranë librit, për të qenë sa më pranë krijimtarisë", u shpreh Seferi.

Festivali Ndërkombëtar i të Rinjve(4-6 tetor), organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera kulturore. Pjesë e festivalit do të jenë shkrimtarë dhe përkthyes nga Shqipëria dhe shtete të tjera, të cilët do të marrin pjesë në takime me lexues, panele diskutimi dhe aktivitete të tjera.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın