BALLKANI

Shqipëri, fillon procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale

Zgjedhjet për kryetarë të bashkive mbahen në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.

Fatjon Cuka  | 09.11.2025 - Përdıtësım : 09.11.2025
Shqipëri, fillon procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale Foto: Olsi Shehu/AA

Mat

Në Shqipëri ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki të vendit, raporton Anadolu.

Zgjedhjet për kryetarë të bashkive mbahen në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.

Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, ndërkohë do të votohet në 473 qendra votimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale e kanë 334.559 zgjedhës.

Në këto zgjedhje garon partia në pushtet, Partia Socialiste, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët të disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın