BALLKANI

Shqipëri, fillon Java Kulturore Kineze

Java Kulturore Kineze është hapur me një ekspozitë kushtuar kryeqytetit Pekin të Kinës dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë

Fatjon Cuka  | 25.09.2023 - Përdıtësım : 27.09.2023
Shqipëri, fillon Java Kulturore Kineze Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar Java Kulturore Kineze ku për disa ditë do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore me fokus prezantimin e kulturës kineze, raporton Anadolu.

Java Kulturore Kineze është hapur me një ekspozitë kushtuar kryeqytetit Pekin të Kinës dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Ekspozita “Përshëndetje Pekin”, e cila është hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, përmban fotografi të kryeqytetit të Kinës ndër shekuj, ku pasqyrohen ndryshimet dhe zhvillimet e Pekinit.

Pjesë e ekspozitës janë dhjetëra fotografi me tematika të ndryshme mbi jetën kulturore në Pekin, ndërtesat simbol dhe mbi trashëgiminë kulturore të Pekinit.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze do të organizohen edhe ngjarje dedikuar muzikës dhe valleve kineze, koncert, si dhe prezantimi i gatimeve tradicionale të Kinës.

Java Kulturore Kineze (25 shtator - 1 tetor) organizohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, mbështetur edhe nga institucione të tjera kulturore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın