Shqipëri, fillon Festivali Letrar Ndërkombëtar për të Rinj
Në ditën e parë të edicionit të 11-të të festivalit u mbajt në ambientet e në Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë paneli me temë “Qytetet në lëvizje: Duke shkruar për Mesdheun urban”, ku mori pjesë edhe shkrimtari turk Necip Tosun

Tiranë
Në Shqipëri ka filluar Festivali Letrar Ndërkombëtar për të Rinj “Tirana Gate 2025”, ku marrin pjesë shkrimtarë dhe autorë të ndryshëm nga disa vende, raporton Anadolu.
Në ditën e parë të edicionit të 11-të të festivalit u mbajt në ambientet e në Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë paneli me temë “Qytetet në lëvizje: Duke shkruar për Mesdheun urban”, ku mori pjesë edhe shkrimtari turk Necip Tosun, së bashkë me shkrimtarë nga vende të tjera.
Shkrimtari turk Tosun, i cili është pjesë e festivalit me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, në fjalën e tij në panel u shpreh se Turqia apo edhe shtete të tjera të Ballkanit dhe me gjerë e kanë përvetësuar pjesën e Mesdheut.
"Nga trojet, vendi ku unë vij e kemi përvetësuar qasjen e Mesdheut. Gjithashtu e kemi avancuar dhe përvetësuar në mënyrën më të mirë", tha Tosun.
Ai u shpreh ndër të tjera se që nga periudha osmane ka filluar përvetësimi për Mesdheun, sipas tij duke e marrë Mesdheun si një shkencë në vetvete dhe duke e çuar deri në jetën e njerëzve dhe veprimtarinë e tyre edhe në letërsi.
"Duke filluar nga tema për Mesdheun, mund ta lidh drejtpërdrejt me emigrimin. Është një temë që shtetet tona ose edhe vendi nga unë vij Turqia e lidh drejtpërdrejt me emigrimin. Mesdheu, emigrimi dhe njerëzit e tjerë janë të përfshirë tek kjo temë", tha Tosun.
Gjatë festivalit do të zhvillohen lexime letrare nga veprat e autorëve pjesëmarrës në gjuhët e tyre.
Festivali i cili organizohet në datat 8-10 tetor ka mbledhur së bashku figura të njohura të letërsisë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Italia, Greqia, Suedia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët do të marrin pjesë edhe në diskutime në panele.