BALLKANI

Shqipëri, Evis Kushi emërohet ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Pas votimit sot në Kuvendin e Shqipërisë të dekretit të presidentit Ilir Meta, që emëron Kushin në krye të kësaj ministrie, ajo është betuar në selinë e Presidencës së Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 24.09.2020
Shqipëri, Evis Kushi emërohet ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Foto: Presidenca e Shqipërisë/AA

Tiranë

Deputetja Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Pas votimit sot në Kuvendin e Shqipërisë të dekretit të presidentit Ilir Meta, që emëron Kushin në krye të kësaj ministrie, ajo është betuar në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

"Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit. Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme", thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Evis Kushi, me propozim të kryeministri Edi Rama u emërua disa ditë më parë me dekret nga presidenti Meta në postin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kushi do të zëvendësojë në këtë detyrë Besa Shahinin që e mbante këtë post që nga janari i vitit 2019 dhe e cila u zëvendësua si pjesë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın