BALLKANI

Shqipëri, evakuohet shkolla nga rrjedhja e gazit

Si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës, ndërkohë disa prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Fatjon Cuka  | 20.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Shqipëri, evakuohet shkolla nga rrjedhja e gazit Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Gjashtë nxënëse janë ndikuar nga gazi si pasojë e rrjedhjes në sistemin e ngrohjes në një shkollë private të vajzave në Tiranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në një shkollë në rrugën "Don Bosko", si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, gjashtë nxënëset që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Për normalizimin e situatës në shkollën 9-vjeçare janë angazhuar shërbimet e policisë, ambulancat si dhe shërbimi zjarrfikës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.