BALLKANI

Shqipëri, emërohet ministri i Shtetit për Rindërtimin

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sipas dekretit të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj është emëruar nga presidenti Meta në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin

Fatjon Cuka  | 13.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
Shqipëri, emërohet ministri i Shtetit për Rindërtimin

Tiranë

Pas tërmetit që shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, plagosjen e qindrave të tjerëve dhe dëme të konsiderueshme materiale, pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë është bërë edhe një ministër Shteti për Rindërtimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sipas dekretit të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj është emëruar nga presidenti Meta në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Ahmetaj ka mbajtur më parë në qeveritë e drejtuar nga kryeministri Rama postin e ministrit të Financave.

Në fokus të punës së Ahmetajt pritet të jetë koordinimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare që do të angazhohen në procesin e rindërtimit të banesave që u shkatërruan apo dëmtuan gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntor.

Ndërkohë, nga ana tjetër në rrjetet sociale kryeministri Rama ka shkruar se “Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Evropian për mbajtjen e konferencës së donatorëve në Tiranë, në fund të muajit janar, fillim të muajit shkurt, me qëllim mbështetjen e programit të rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së".

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın