BALLKANI

Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, janë aktive disa vatra zjarri në bashkitë Tiranë dhe Vlorë dhe Njësinë Administrative Leskovik

Fatjon Cuka  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 26.08.2025
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar disa vatra zjarri, ndërkohë sipas autoriteteve 3 vatra janë aktive dhe një në monitorim, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se janë shuar plotësisht 11 vatra zjarri në Kukës, Malësi e Madhe, Durrës, Lezhë, Korçë, Klos, Tiranë dhe Pogradec.

Sipas ministrisë, janë aktive disa vatra zjarri në bashkitë Tiranë dhe Vlorë dhe Njësinë Administrative Leskovik.

Në vend vazhdojnë operacionet për shuarjen dhe monitorimin e zjarreve, duke u angazhuar forca zjarrfikëse dhe forca nga institucione të tjera.

Në javët e fundit Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që shkaktuan edhe viktima dhe të lënduar, si dhe dëme materiale në banesa.

Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri u angazhuan edhe avionë nga disa shtete, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel rrezik "i moderuar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın