Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
- Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në orët e fundit janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Tiranë
TIRANË (AA) - Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 9 vatra zjarri dhe sipas autoriteteve disa prej tyre janë ende aktive, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Sipas ministrisë, vatrat aktive të zjarrit janë qarqet Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.
Sipas autoriteteve, të gjitha zjarret aktive nuk rrezikojnë zona të banuara apo objekte biznesi.
Ministria ka njoftuar se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse dhe forca operacionale.
Në ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat arrijnë deri në 37 gradë celsius.
Sipas institutit, sa i përket rrezikut për zjarret në pyje, sot dhe nesër pritet nivel rreziku "i lartë" pothuajse në të gjitha qarqet.