BALLKANI

Shqipëri, autoritetet bëjnë thirrje për evakuim lidhur me zjarret në Gramsh dhe Delvinë

- Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

Alban Agushi  | 13.08.2025 - Përdıtësım : 13.08.2025
Shqipëri, autoritetet bëjnë thirrje për evakuim lidhur me zjarret në Gramsh dhe Delvinë Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Ankara

TIRANË (AA) - Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë thirrje urgjente për evakuim lidhur me zjarret që vazhdojnë në Gramsh dhe Delvinë, raporton Anadolu.

"Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) në lidhje me situatën e zjarreve në rang vendi ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit, thuhet në njoftimin e AKMC ku vihet theksi se "Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë".

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın