Shqipëri, asnjë i vdekur dhe 134 raste të reja me COVID-19
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.921
Tiranë
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 134 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe nuk është shënuar asnjë vdekje, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.921 dhe numri i të vdekurve mbetet gjithsej 370, që nga fillimi i pandemisë.
"Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm", ka theksuar ministria.
Në orët e fundit janë shëruar 100 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.239 dhe raste aktive janë 5.312.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 83.103 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.