Shqipëri, artistët turq performojnë në festivalin e xhazit
Artistët turq Evrim Demirel (piano), Anıl Şallıel (saksofon) dhe Altuğ Öncü (oud), me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, janë takuar me artdashësit shqiptarë në kuadër të festivalit.

Tiranë
Artistët turq kanë performuar për artdashësit shqiptarë në eventin kushtuar xhazit “Balkan Jazz Showcase”, raporton Anadolu.
Artistët Evrim Demirel (piano), Anıl Şallıel (saksofon) dhe Altuğ Öncü (oud), me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, janë takuar me artdashësit shqiptarë në kuadër të festivalit.
Në hapje të aktivitetit në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve shqiptare, studentë dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, foli rreth shtrirjes në botë dhe aktiviteteve të Institutit "Yunus Emre", duke përfshirë edhe Shqipërinë.
“Qëllimi ynë kryesor është të promovojmë gjuhën turke në të gjitha shtetet ku ne marrim pjesë. Gjithashtu, një qëllim tjetër përveç promovimit të gjuhës turke janë edhe aktivitetet tona për promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë turke. Vazhdojmë aktivitetet tona në këtë kuadër, me koncertet, shfaqjet kinematografike dhe aktivitetet e tjera të ndryshme në lidhje me kulturën”, tha Sakoğlu.
Në “Balkan Jazz Showcase”(25-28 shtator) me temën “Mesdheu takon Ballkanin” morën pjesë grupe muzikore nga disa vende.
Festivali u organizua nga “Jazz in Albania Festival”, me mbështetjen e disa institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe disa ambasadave.
Sipas organizatorëve, “Balkan Jazz Showcase” përfaqëson identitetin e një festivali gjithnjë e më ndërkombëtar, duke mirëpritur yje ndërkombëtarë, talente në ngritje, virtuozë të muzikës xhaz, muzikës etno-jazz ballkanike dhe ndërdisiplinore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.