Shqipëri, arrestohet një person që tentoi grabitjen e bankës me armë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në një njoftim tha se shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri
Tiranë
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person të armatosur gjatë ditës së sotme, sipas saj i cili mori një shumë parash në një filial banke dhe tentoi të largohej, transmeton Anadolu.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në një njoftim tha se shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme.
Sipas policisë, nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
"Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes", thekson njoftimi.
Sipas autoriteteve është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
