Shqipëri, 8 të vdekur dhe 594 raste të reja me COVID-19
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 180.623, ndërsa numri i të vdekurve në 2.863

Tiranë
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 594 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 180.623, ndërsa numri i të vdekurve në 2.863.
Në të gjithë vendin janë shëruar edhe 304 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171.034.
Raste aktive aktualisht janë 6.726, ndërkohë në spitale po marrin trajtim 140 pacientë të infektuar.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.180 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.276.392 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Eksperteve ka vendosur që nga 1 nëntori të nisë aplikimi i dozës së tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe uljen e moshës së vaksinimit deri në 16-vjeç. Ndërkohë, do të ftohen për vaksinim edhe fëmijët me probleme shëndetësore të cilët janë 12-15 vjeç.
Në mbledhjen e sotme të komitetit u konfirmua se janë kryer në total 1.860.335 doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 991.371 qytetarë, ndërsa 868.964 qytetarë janë të vaksinuar me dy doza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.