BALLKANI

Shqipëri, 3 vatra zjarri ende aktive

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë Tiranë, Bulqizë, Fushë-Arrëz dhe Kolonjë

Fatjon Cuka  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
Shqipëri, 3 vatra zjarri ende aktive

Tiranë

Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar disa vatra zjarri, ndërkohë sipas autoriteteve 3 vatra janë aktive dhe 2 në monitorim, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, vatrat e zjarrit janë evidentuar dhe po monitorohen në bashkitë Tiranë, Bulqizë, Fushë-Arrëz dhe Kolonjë.

Ndërkohë, në vend vazhdojnë operacionet për shuarjen dhe monitorimin e zjarreve, duke u angazhuar forca zjarrfikëse dhe forca nga institucione të tjera.

Në javët e fundit Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që shkaktuan edhe viktima dhe të lënduar, si dhe dëme materiale në banesa.

Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri u angazhuan edhe avionë nga disa shtete, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel rrezik "i moderuar" në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rrezik "i ulët". Sipas institutit, nё disa qarqe pritet rrezik "i lartë" vetёm nё zona tё lokalizuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın