BALLKANI

Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme lokale

Në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator shpalli rezultatin për zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të bashkive në pesë bashki të vendit, ku rezultojnë fitues kandidatët e partisë në pushtet, Partisë Socialiste (PS)

Fatjon Cuka  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme lokale

Tiranë

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë ka miratuar vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, raporton Anadolu.

Në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator shpalli rezultatin për zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të bashkive në pesë bashki të vendit, ku rezultojnë fitues kandidatët e partisë në pushtet, Partisë Socialiste (PS).

"Sot, Komisioni Rregullator në seancë publike certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 nëntor 2025. Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë", thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më 9 nëntor u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, për të zgjedhur kryetarët e bashkive.

Në këto zgjedhje garoi partia në pushtet PS, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), mbështeti kandidatët e pavarur.

Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın