Shqipëri, shfaqet filmi turk “Shtëpia pa adresë”
Filmi i regjisores turke Hatice Aşkın është shfaqur për artdashësit shqiptarë nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, në kuadër të Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF)
Tiranë
Në kuadër të Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF), filmi turk “Shtëpia pa adresë” (Adresi Olmayan Ev) është shfaqur për publikun në Shqipëri, raporton Anadolu.
Filmi i regjisores turke Hatice Aşkın është shfaqur për artdashësit shqiptarë në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi” në Tiranë, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë.
Gjatë aktivitetit të shfaqjes së filmit ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.
TEYFF filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 10 shtator, ndërkohë mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.
Në edicionin e tretë të festivalit marrin pjesë me filmat e tyre regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia.
Ky festival është një iniciativë që filloi në vitin 2023 dhe ka si qëllim të lidhë regjisorët me audienca të reja.
Sipas organizatorëve, festivali përqendrohet në promovimin e regjisorëve të rinj me filmin e tyre të parë ose të dytë.
