BALLKANI

Shqipëri, shënohet Dita Evropiane e Gjuhëve dhe Festa e Gjuhës Turke

Instituti "Yunus Emre"-Shkodër ka organizuar një aktivitet me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve dhe Festës së Gjuhës Turke me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, të shkollave dhe nxënësve.

Fatjon Cuka  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Shqipëri, shënohet Dita Evropiane e Gjuhëve dhe Festa e Gjuhës Turke Burimi: Instituti "Yunus Emre"-Shkodër

Shkodër

Në Shqipëri është shënuar Dita Evropiane e Gjuhëve dhe Festa e Gjuhës Turke, duke u organizuar aktivitete, raporton Anadolu.

Instituti "Yunus Emre"-Shkodër ka organizuar një aktivitet me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve dhe Festës së Gjuhës Turke me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, të shkollave dhe nxënësve.

Në ambientet e institutit në Shkodër është mbajtur një program me interpretime me muzikë dhe poezi në gjuhën turke dhe gjuhë të tjera. Nxënës të kurseve të gjuhës turke të institutit dhe nxënës të shkollave publike të Shkodrës janë bërë pjesë e programit me interpretimet e tyre.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke, të institucioneve vendore dhe të ftuar.

Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, ku thekson se "gjuha është një mënyrë për të zbuluar botën, një çelës që hap dyert e qytetërimeve".

"Kjo ditë është e veçantë edhe për mua si profesioniste e gjuhëve të huaja, sepse festojmë Ditën Evropiane të Gjuhëve të Huaja, një kujtesë e bukur se çdo gjuhë është një dritare e re drejt kulturave, miqësive dhe mundësive pa kufij", shkruan ajo.

Kujtojmë se 26 shtatori shënohet si Dita Evropiane e Gjuhëve që përkon edhe me Festën e Gjuhës Turke.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.