Sport, BALLKANI

Shqipëri, prezantohen ekipet që do të marrin pjesë në “Giro d'Italia 2025”

Ceremonia e prezantimit të ekipeve u zhvillua në Sheshin "Skënderbeu" në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të “Giro d'Italia", zyrtarëve dhe të pasionuarve për garat e çiklizmit.

Fatjon Cuka  | 07.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Shqipëri, prezantohen ekipet që do të marrin pjesë në “Giro d'Italia 2025” Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri janë prezantuar ekipet që do të marrin pjesë në etapat e garës së çiklizmit “Giro d'Italia 2025”, raporton Anadolu.

Ceremonia e prezantimit të ekipeve u zhvillua në Sheshin "Skënderbeu" në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të “Giro d'Italia", zyrtarëve dhe të pasionuarve për garat e çiklizmit.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila në fjalën e saj u shpreh se “Giro d'Italia" është një nga aktivitetet që do të shoqërohet më shumë aktivitete të tjera kulturore dhe artistike.

"Për ne është një nder i madh dhe jemi vërtet krenar që ‘Giro d’Italia-Grande Partenza’ tashmë vjen në Shqipëri dhe Shqipëria futet në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare të këtij kalibri, një aktivitet prestigjioz që do të mbahet në tre qytete tona", theksoi Manastirliu.

Gjatë eventit të sotëm u prezantuan 23 ekipet pjesëmarrëse të edicionit të 108-të të “Giro d’Italia”, mes tyre ekipet e çiklizmit nga Italia, Belgjika, Holanda, Franca, Spanja, Zvicra, Kazakistani dhe shtete të tjera.

"Giro d’Italia”, një nga aktivitetet e famshme sportive në botë, ka zgjedhur Shqipërinë mes shumë kandidatëve për “Grande Partenza 2025” (Nisja e Madhe 2025).

Më 9 maj në Shqipëri fillon “Giro d'Italia 2025”, ku do të zhvillohen tri etapat e para. Etapat në Shqipëri do të zhvillohen më 9-11 maj, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın