Shqipëri, panel diskutimi për letërsinë turke në Ballkan
“Ballkani ka ndikuar shumë në letërsinë e sotme moderne të Turqisë. Kur flasim për letërsinë sot është e mundur që të gjej pika të përbashkëta si në Ballkan, ashtu dhe në Turqi, në fushën e letërsisë”, u shpreh ambasadori Yörük

Tiranë
Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre" në Tiranë është organizuar paneli i diskutimit me temë “Gjurmët e letërsisë turke në Ballkan”, duke mbledhur shkrimtarë dhe studiues nga vende të ndryshme të Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aktiviteti ishin të pranishëm ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, shkrimtarë dhe studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe studentë.
Në fjalën e tij, ambasadori Yörük tha se letërsia është një fushë shumë e gjerë dhe sipas tij, është e vështirë ta përkufizosh me pak fjalë.
“Ballkani ka ndikuar shumë në letërsinë e sotme moderne të Turqisë. Kur flasim për letërsinë sot është e mundur që të gjej pika të përbashkëta si në Ballkan, ashtu dhe në Turqi, në fushën e letërsisë”, u shpreh Yörük.
Ndërkaq, drejtori i Institutit "Yunus Emre", Demirbaş, në fjalën e tij përshëndetëse tha se si institut janë duke organizuar disa aktivitete në kuadër të panairit të librit.
“Programi ynë ka filluar që dje, sot vijojmë me panelin 'Gjurmët e letërsisë turke në Ballkan'. Do të dëgjojmë nga specialistët e fushës për gjurmët e letërsisë turke në Ballkan. Kjo është një temë gjithëpërfshirëse. Letrarët ballkanas dhe turq të ushqyer nga burimi i civilizimit të përbashkët që vjen nga rrënjët e së kaluarës, duhet të kenë ndikuar njëri-tjetrin në shumë përmasa, duke filluar nga format deri te tematikat letrare”, tha Demirbaş.
Poetja dhe përkthyesja nga Maqedonia e Veriut, Seyhan Yakup, foli rreth temës "Romani dhe tregimet në letërsinë turke maqedonase", ndërsa theksoi se Gadishulli i Ballkanit përbëhet nga troje ku kultura turke ka lindur e është rritur dhe vazhdon të rezistojë.
"Turqit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut e dinë që në këto treva pjesa më e rëndësishme që bën të mundur të arrijmë në ndërgjegjësimin e identitetit tonë, padyshim që i përket botimeve periodike, tregimeve, librave me poezi, pra çdo lloj vepre letrare të botuar në gjuhën turke", tha Yakup.
Nga ana tjetër, kreu i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” nga Shqipëria, Rexhep Hida, në fjalën e tij tha se letërsia turke është shumë e vjetër dhe ajo lidhet me historinë e vetë popullit turk.
Poeti Zeynel Beksaç nga Kosova, duke marrë fjalën në këtë aktivitet, tha se "Ballkanin dhe historinë e Ballkanit është e pamundur të mendosh pa turq".
"Origjina e letërsisë turke në Ballkan, siç thotë edhe Sureyya Yusuf, 'Fillimisht vjen letërsia gojore, vazhdoi të jetonte mes njerëzve pa e prishur atë traditën, madje edhe në mesin e intelektualëve, u vlerësua e mjaftueshme për të mbushur boshllëkun e letërsisë së shkruar në një farë mase'”, tha Beksaç.
Aktiviteti u organizua në kuadër të edicionit të 22-të të Panairit të Librit "Tirana 2019", ndërsa në panair merr pjesë edhe Instituti "Yunus Emre" Tiranë, i cili do të organizojë edhe aktivitete të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.