BALLKANI

Shqipëri, organizohet aksion pastrimi në parqet kombëtare

Aksioni me moton "Male të pastra", është organizuar nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë dhe me mbështetjen e institucioneve të ndryshme

Fatjon Cuka  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 26.08.2025
Shqipëri, organizohet aksion pastrimi në parqet kombëtare Foto: Agjencia e Zonave të Mbrojtura

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar gjatë ditës së sotme një aksion kombëtar për pastrimin e parqeve kombëtare, transmeton Anadolu.

Aksioni me moton "Male të pastra", është organizuar nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë dhe me mbështetjen e institucioneve të ndryshme.

Në aksionin në fjalë u angazhuan punonjës të institucioneve, vullnetarë, përfaqësues të organizatave dhe qytetarë, në disa parqe dhe zona të vendit.

"Dita Botërore e Maleve të Pastra na gjen të gjithëve në terren, me punë konkrete, për një mjedis më të pastër dhe komunitete të ndërgjegjësuara. Veprime të vogla do të sjellin rezultate të mëdha", thuhet në një reagim në rrjetet sociale të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Sipas autoriteteve, aksioni i sotëm kishte për qëllim jo vetëm pastrimin e mbetjeve dhe rikthimin e pastërtisë, por edhe ndërgjegjësimin e banorëve për rëndësinë që ka kujdesi ndaj mjedisit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın