BALLKANI

Shqipëri, nëntë vatra zjarri ende aktive

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri në orët e fundit janë përfshirë edhe avionë nga Italia dhe Greqia

Fatjon Cuka  | 22.07.2025 - Përdıtësım : 22.07.2025
Shqipëri, nëntë vatra zjarri ende aktive

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 21 vatra zjarri dhe 9 vatra janë ende aktive në disa bashki të vendit, ndërkohë, në operacionet për shuarjen e tyre janë përfshirë edhe avionë nga Italia dhe Greqia, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Vlorë, Elbasan, Belsh, Kurbin, Devoll, Korçë, Maliq, Përmet, Shijak dhe Malësi e Madhe.

Aktive mbeten ende 9 vatra zjarri në disa bashki, ndërkohë theksohet se zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 32 hektarësh të djegur.

Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona, ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri në orët e fundit janë përfshirë edhe avionë nga Italia dhe Greqia.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel "i lartë" rreziku në vend.

Sipas institutit, temperaturat sot pritet të arrijnë deri 37 gradë celsius dhe se nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın