BALLKANI

Shqipëri, mbahet samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian

Samiti për Planin e Rritjes me temë “Rruga jonë drejt BE”, ka në fokus diskutimet për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të BE-së

Fatjon Cuka  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Shqipëri, mbahet samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian (BE), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë për planin e rritjes dhe integrimin ekonomik, raporton Anadolu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në samit, si kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministrin serb Gjuro Macut, kryeministrin malazez Milojko Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-së Borjana Krishto dhe komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos.

Samiti për Planin e Rritjes me temë “Rruga jonë drejt BE”, ka në fokus diskutimet për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të BE-së.

Samiti do të zhvillojë punimet në dy panele diskutimesh me temë: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”.

Në përfundim të punimeve të samitit, kryeministri Rama dhe komisonerja Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Autoritetet shqiptare e kanë konsideruar samitin e sotëm një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın