BALLKANI

Shqipëri, mbahet Ministeriali i Korridorit 8

Ministrja Spiropali ka pritur në Tiranë homologët e saj dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në ministerial, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski

Fatjon Cuka  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Shqipëri, mbahet Ministeriali i Korridorit 8

Tiranë

Në Shqipëri po mbahet sot Ministeriali i Korridorit 8, me fokus diskutimet mbi avancimin e bashkëpunimit në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal, raporton Anadolu.

Ministeriali organizohet nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga ministritë e jashtme dhe institucione të tjera nga disa vende, përfshirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Rumania dhe Bullgaria.

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë homologët e saj dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në ministerial, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit 8, sipas autoriteteve, si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe forumi ekonomik për Korridorin 8 me temë: "Nga lidhja strategjike drejt rritjes ekonomike rajonale: Potenciali ekonomik i Korridorit 8".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın