BALLKANI

Shqipëri, KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare

KQZ ka miratuar projekt-urdhërin “Për rendin dhe sigurinë në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, si dhe përreth tyre, për zgjedhjet për Kuvend”, që ka për qëllim vendosjen e rregullave për sigurinë

Fatjon Cuka  | 15.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
Shqipëri, KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KQZ) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë ka miratuar projekt-urdhërin për "rendin dhe sigurinë në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, si dhe përreth tyre, për zgjedhjet për Kuvend”, transmeton Anadolu.

Ky akt ka për qëllim vendosjen e rregullave për sigurinë dhe qëndrimin e personave në dhe përreth ambienteve zgjedhore, sipas KQZ-së me synim për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit në përputhje me standardet ligjore.

Sipas KQZ-së, me këtë akt parashikohet përgjegjësia për mbarëvajtjen e rendit në qendrat e votimit, rastet e situatave të paparashikuara ku komisionet e qendrave të votimit mund të kërkojë ndihmën e policisë dhe rastet ku kërkohet ndërhyrja e menjëhershme për largimin e personave të paautorizuar.

Gjithashtu theksohet se ky urdhër për herë të parë vendos ristrukturimin e institucional të koordinatorit të sigurisë për të përforcuar kontrollin në mjediset e jashtme të qendrave të votimit.

"Ky akt jo vetëm që forcon bashkëpunimin institucional ndërmjet KQZ-së dhe policisë, por vendos në praktikë një strukturë mbështetëse që synon parandalimin e parregullsive në ambientet kritike për sigurinë e zgjedhjeve", u theksua nga KQZ-ja.

Dokumenti i miratuar sot përcakton se për çdo vendndodhje të qendrave të votimit, caktohen koordinatorë të sigurisë, në përputhje me udhëzimet e miratuara nga KQZ-ja.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 prill të këtij viti, ndërkohë KQZ-ja dhe institucione të tjera vazhdojnë përgatitjet për procesin zgjedhor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın