BALLKANI

Shqipëri, KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

KQZ ka miratuar vendimet në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, punës së komisioneve të qendrave të votimit, mbikëqyrjes së veprimtarisë së administratës zgjedhore dhe vendime të tjera

Fatjon Cuka  | 22.01.2025 - Përdıtësım : 22.01.2025
Shqipëri, KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet e ardhshme parlamentare Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton Anadolu.

KQZ ka miratuar vendimet në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, punës së komisioneve të qendrave të votimit, mbikëqyrjes së veprimtarisë së administratës zgjedhore dhe vendime të tjera.

Gjatë seancës së sotme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve pranë KQZ-së u miratua projektvendimi “Për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumemërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore”.

Nga 140 mandate deputetësh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë, numri më i madh është në Qarkun e Tiranës me 37 dhe numri më i vogël në Qarkun e Kukësit me 3.

Sipas vendimit, subjektet zgjedhore kanë të drejtët të paraqesin listën e kandidatëve për deputetë, që do të jetë listë shumemërore me renditje të fiksuar dhe votim parapëlqyes.

Gatë mbledhjes u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e dokumentacionit të punës së komisioneve të qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend” dhe projektvendimi “Për organizimin dhe funksionimin e strukturës së monitorimit të zgjedhjeve dhe mbikëqyrjes së veprimtarisë së administratës zgjedhore”.

Gjithashtu u miratua edhe projektudhëzimi “Për përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit”.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj 2025, ndërkohë nga KQZ dhe institucione të tjera vazhdojnë përgatitjet.

Në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për herë të parë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın