BALLKANI

Shqipëri, katër vatra zjarri ende aktive

- Aktive mbeten ende disa vatra zjarri në disa bashki ndërkohë nga zjarret në orët e fundit kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, në total janë djegur rreth 52 hektarë bimësi

Fatjon Cuka  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 12.07.2025
Shqipëri, katër vatra zjarri ende aktive Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 37 vatra zjarri dhe 4 vatra janë ende aktive në disa bashki të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë Tiranë, Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz, Cërrik, Belsh, Roskovec, Lushnje, Skrapar, Poliçan, Përmet dhe Memaliaj.

Aktive mbeten ende disa vatra zjarri në disa bashki ndërkohë nga zjarret kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, në total janë djegur rreth 52 hektarë bimësi.

Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre pritet nivel "i lartë" rreziku në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, nivel rreziku "i moderuar" në qarqet Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rreziku "i ulët" në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın