Shqipëri, jepet urdhër evakuimi për banorët si pasojë e zjarreve në Gramsh
- Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Ankara
TIRANË (AA) - Një urdhër evakuimi është dhënë për banorët e tre fshatrave të Gramshit si pasojë e dy fronteve të rrezikshme të zjarrit me të cilat po përballet zona, transmeton Anadolu.
Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë përmes një postimi nga llogaria e saj në median sociale, njoftoi se urdhri i evakuimit është dhënë për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë në Gramsh pas dy fronteve të rrezikshme të zjarrit me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Ndër të tjera thuhet se në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.