Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, u shpreh se muaji i Ramazanit është një muaj që ka në themelimin e tij "bashkimin e zemrave"
Tiranë
Instituti "Yunus Emre" Tiranë ka organizuar një program iftari me kursantët e turqishtes të institutit, raporton Anadolu.
Në iftarin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, mësues dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Sakoglu u shpreh se muaji i Ramazanit është një muaj që ka në themelimin e tij "bashkimin e zemrave".
Sakoglu foli edhe rreth aktiviteteve të institutit në Shqipëri dhe në botë. "Në të gjitha aktivitet tona kulturore mundohemi që t'u tregojmë të gjithëve lidhjen që ka Turqia me Shqipërinë", tha Sakoglu.
Institucionet turke në Shqipëri vazhdojnë organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
