Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, hapet ekspozita me temë “Kujtesa e Mesdheut"

- Ekspozitë përmban mbi 700 vepra origjinale, si libra, dorëshkrime, harta të ndryshme dhe gravura të viteve 1300-1800, përfshirë edhe shumë vepra në gjuhën osmane, që pasqyrojnë trashëgiminë mesdhetare.

Fatjon Cuka  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
Shqipëri, hapet ekspozita me temë “Kujtesa e Mesdheut" Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri është hapur ekspozita me temë “Kujtesa e Mesdheut", me koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përfshirë edhe vepra në gjuhën osmane, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e bibliotekës ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe studiues.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja në ceremoninë e hapjes së ekspozitës u shpreh se është e rëndësishme që evente të tilla ta rikthejnë vëmendjen tek libri dhe tek trashëgimia kulturore.

"Infrastruktura e re në fokusin strategjik të ministrisë dhe qeverisë shqiptare synon të plotësojë nevojat në rritje të komunitetit të lexuesve dhe studiuesve, duke krijuar hapësira të reja moderne dhe funksionale", tha Gonxhja.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, u shpreh se me ekspozitën dëshirojnë të promovojnë edhe koleksionet e bibliotekës nëpërmjet ekspozimit të librave, dorëshkrimeve, hartave dhe gravurave origjinale. Ai theksoi se veprat e ekspozitës përfaqësojnë qytetërime dhe kultura të ndryshme.

Një fjalë përshëndetëse në ceremoni mbajti edhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ekspozita organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e shpalljes së Tiranës “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025” dhe do qëndrojë e hapur një muaj.

Kjo ekspozitë përmban mbi 700 vepra origjinale, si libra, dorëshkrime, harta të ndryshme dhe gravura të viteve 1300-1800, përfshirë edhe shumë vepra në gjuhën osmane, që pasqyrojnë trashëgiminë mesdhetare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın