BALLKANI

Shqipëri, filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” merr disa çmime

Filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” (Bağlılık Hasan) ka marrë çmimin "Filmi më mirë" si realizim dhe çmimin "Regjia më e mirë", ndërkohë çmimin "Aktori më i mirë mashkull" e fitoi edhe Umut Karadağ, me rolin kryesor të Hasanit në film

Fatjon Cuka  | 14.06.2025 - Përdıtësım : 14.06.2025
Shqipëri, filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” merr disa çmime Foto: Instituti "Yunus Emre"

Tiranë

Filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” (Bağlılık Hasan) i shfaqur në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”, ka marrë disa çmime, transmeton Anadolu.

Turqia mori pjesë në këtë festival me filmin në fjalë, me regji të regjisorit dhe skenaristit të njohur Semih Kaplanoğlu, i cili u shfaq për artdashësit shqiptarë më 12 qershor, me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre” - Tiranë.

Sipas një njoftimi nga Instituti "Yunus Emre” - Tiranë, filmi ka marrë çmimin "Filmi më mirë" si realizim dhe çmimin "Regjia më e mirë", gjatë ceremonisë së zhvilluar më 13 qershor në Universitetin e Arteve në Tiranë, të cilat i tërhoqi vetë regjisori Kaplanoğlu.

Gjithashtu, çmimin "Aktori më i mirë mashkull" e fitoi edhe Umut Karadağ, me rolin kryesor të Hasanit në filmin “Përkushtimi i Hasanit”, i cili kishte dërguar dhe një video-mesazh nga Turqia.

Çmimi për aktorin Karadağ u tërhoq nga drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, i cili në fjalën e tij shprehu falënderime për organizatorët e festivalit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, regjisori Kaplanoğlu tha se me çmimet i jepet një nxitje për të sjellë diçka më të mirë në të ardhmen. "Çmrimet janë të bukura, por shërbejnë për motivimin e secilit që i merr", tha Kaplanoğlu.

Në festivalin e zhvilluar në datat 9-13 qershor konkurruan 37 filma nga disa vende dhe u zhvilluam me mbështetjen e institucioneve të ndryshme shqiptare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın