Shqipëri, filmi i regjisores turke vlerësohet me çmimin për filmin më të mirë në festivalin TEYFF
Sipas njoftimit nga Instituti "Yunus Emre"-Tiranë, filmi i regjisores turke Hatice Aşkın "Shtëpia pa adresë" (Adresi Olmayan Ev) ka fituar çmimin e filmit më të mirë në Festivalin Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF)

Tiranë
Filmi i regjisores turke Hatice Aşkın "Shtëpia pa adresë" (Adresi Olmayan Ev) ka fituar çmimin e filmit më të mirë në Festivalin Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF) që u mbajt në Tiranë, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Instituti "Yunus Emre"-Tiranë thuhet se filmi "Shtëpia pa adresë" i regjisores turke Aşkın fitoi çmimin për filmin më të mirë.
"Në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Kulturore 'Agimi', regjisorja Hatice Aşkın, teksa mori çmimin nga duart e jurisë, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në festival dhe gëzimin për këtë vlerësim. Ajo i drejtoi një falënderim të gjithë pjesëmarrësve që kontribuuan në festival si edhe veçanërisht institutit tonë", thuhet në njoftim.
TEYFF u organizua në datat 5-10 shtator me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.
Filmi i regjisores turke u shfaq për artdashësit shqiptarë më 8 shtator, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë.
Në edicionin e tretë të festivalit morën pjesë me filmat e tyre regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia.
Ky festival është një iniciativë që filloi në vitin 2023 dhe ka si qëllim të lidhë regjisorët me audienca të reja.
Sipas organizatorëve, festivali përqendrohet në promovimin e regjisorëve të rinj me filmin e tyre të parë ose të dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.